FOTO/ Bregu dhe Topalli i bashkohen protestës së opozitës

Deputetja Majlinda Bregu i është bashkuar sot protestës së organizuar nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aty ku për 85 ditë ka qëndruar ngritur çadra e militantë të djathtë.

Pavarësisht qëndrimeve të saj kundër bojkotimit institucional që bënë deputetët demokratë, Bregu është parë sot mes demokratëve. Gjithashtu pjesë e protestës është edhe një zë tjetër kritik brenda së djathtës ndaj kreut të partisë, pikërisht Jozefina Topalli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU