(FOTO) BB9/ Zbulohen arsyet përse Xheni dhe Benardi nuk lidhen!

Boksieri 21- vjeçar nga Lezha ka tentuar të puthë partneren e tij në lojë, por ajo e ka refuzuar duke lënë përshtypjen e një marrëdhënie të komplikuar. Pas dy javësh flirt, ku ata u dukën se po shkonin drejt një lidhjeje, duket se historia po ndryshon komplet kah. Tentativa e Benardit për ta puthur Xhenin në orët e para të mëngjesit ka rezultuar e dështuar, pasi ajo vendosi direkt dorën në fytyrë, duke e ndaluar dukshëm.

Ky veprim e bëri Benardin t’i kërkojë sqarime Xhenit, me të cilën ka dy të përbashkëta të tjera, pikërisht faktin që dhe ajo është 21 vjeçe në moshë, dhe po ashtu me origjinë nga Lezha si ai. Pas këmbënguljes së tij, Xheni i është përgjigjur: “Ti më thua mos bëj këtë, mos bëj atë! Jemi afruar me njëri-tjetrin, në rregull, por edhe kjo mos fli këtu, mos fli me këtë, me atë. Unë jam person i lirë, nuk merr asgjë prej meje kështu duke më ndaluar”, është shprehur Xheni. Ndërsa në një bisedë me banoren tjetër Dona, ajo u shpreh për Benardin se mund të jetë i bukur fizikisht, por s’ka asgjë tjetër.

“Ndoshta javës tjetër s’më pëlqen Benardi, si do t’ia bëj unë?! Ka dy ditë që më thotë mos bëj kështu, mos bëj ashtu. Kur ai s’ka kuptuar deri tani, s’i jap më kohë”, u shpreh ajo. Gjatë këtyre netëve, Xheni e refuzoi edhe kërkesën e tij për të fjetur në të njëjtin krevat, edhe pasi ai u përpoq ta bënte xheloze se do të shkonte të flinte me ndonjë nga vajzat e tjera. Po kush janë Xheni dhe Benardi jashtë lojës, që nuk po munden të ngjisin si çift? Xheni e cila ka profilin në Administrim biznes, ka lindur në qytetin e Lezhës, por jeton në Itali me familjen që nga mosha 3-vjeçare.

Ajo ka përfunduar Shkollën e Mesme për Administrim dhe ka kryer punë të ndryshme në Itali. I pëlqejnë romancat dhe eksperiencën në “Big Brother” e shikon si një mundësi për të kuptuar eksperienca të reja. Ndërsa Benardi është boksieri që ka lindur në Lezhë dhe jeton prej 2 vitesh në Tiranë. I pëlqen shumë boksi dhe studion në Universitetin e Sporteve. Një aksident me makinë në moshën 15- vjeçare e ka ndryshuar shumë dhe që nga ajo ditë, është i kujdesshëm për të mos u krijuar probleme familjarëve të tij. “Big Brother” për të është një mundësi e mirë si për të përfituar ekonomikisht, ashtu edhe për t’u promovuar.

XHENI, HISTORIA E 21- VJEÇARES QË E KONSIDERON VETEN GRUA PËR SHTËPI

Ndërkohë që refuzon të hyjë në intimitetin me partnerin në lojë, Benardin, shumë komentues pyesin se si është rritur kjo vajzë që e ka të vështirë të bëjë kompromise edhe pse ka hyrë me dëshirë në lojë. Familja e saj përbëhet nga prindërit dhe vëllai. Babai Sokoli punon në një fabrikë me pjesë makinash në Itali, ndërsa e ëma Albana punon në një azil pleqsh. Vëllai Samuele është vetëm 18 vjeç dhe vazhdon gjimnazin në Itali. Historia e familjes së tyre është e pazakontëm pasi babai ndodhej në Itali më përpara për të siguruar punën, dhe Xheni e ka njohur për herë të parë vetëm pasi ka mbërritur me nënën në Itali.

Pas përfundimit të gjimnazit, ajo ëndërronte të largohej për në Australi te daja, por nuk u bë e mundur, sepse ajo dispononte pasaportë shqiptare dhe kjo nuk e lejoi të jetonte në vend tjetër përveçse si turiste. Po punët me dashurisë si i ka pasur? Sipas rrëfimeve të vetë asaj, Xheni nuk ka jetuar histori të mëdha dashurie, por vetëm njohje. Ajo nuk ka një të dashur, ashtu siç e do ajo, sepse nuk ka gjetur ende dikë që ia vlen për të provuar dashurinë. Nuk i interesojnë djemtë e bukur dhe bosh thjesht për të kaluar kohën, pasi ajo shprehet se nuk ka kohë për të humbur.

Ka nevojë për një të dashur që të shohë gjithë bukurinë e brendshme që gjendet tek ajo, pasi mendon se mund të japë shumë nga vetja dhe të përkushtohet. I pëlqen të njohë njerëz të rinj, nuk është paragjykuese, sidomos nga pamja, pasi sipas saj aparenca të gënjen. Mendon se duhet t’u japë mundësinë personave që të shprehen dhe të njihet më shumë me ta. Në momentin që krijohet kjo njohje, mund të arrihet në një vlerësim për personin. Sipas rrëfimeve të mikeshave të saj të ngushta, Xheni është një njeri i drejtpërdrejtë, nuk i pëlqen hipokrizia dhe fjalët e thëna nga mbrapa krahëve.

Është një vajzë pozitive, gjithmonë e qeshur. I pëlqejnë shakatë dhe nuk është shumë komforte me debatet. Është shumë sociale, por edhe pak e brishtë. I pëlqen t’i këtë gjërat e organizuara, gjithashtu i pëlqen shumë kuzhina dhe e konsideron veten një grua për shtëpi. Xheni e dashuron familjen e saj, ka një raport shumë të mirë më ta.

E mbështesin gjithmonë në vendimet që ajo merr dhe nuk e kanë lënë kurrë që t’i mungojë diçka. Pjesëmarrjen në “Big Brother” ajo e sheh si një mundësi që do ta afrojë më pranë botës së televizionit dhe më pranë pasionit të saj, modelingut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU