FOTO/ Baze: Ja fotoja e Berishës dhe e Pollos, gjysëm ore pasi nxorën Azemin në pritë

Gazetari Mero Baze në rrjetin social facebook ka publikuar një foto të rrallë të Sali Berishës dhe Genc Pollos, e cila është shkrepur sipas tij, pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit. Gjatë ditës së sotme shtatorja e Azem Hajdarit është vendosur në  vendlindjen e tij në Tropojë, ndërsa në ceremoninë e inagurimit, ishin të pranishëm  përfaqësi nga radhët e PD, por dhe  qytetarë të Tropojës.

Në statusin e Mero Bazes thuhet se shkrepja e fotografisë është bërë vetëm gjysëm ore pas vrasjes së Azemit. Gazetari Baze thotë se ishin këta dy persona që e nxorën Azem Hajdarin  në rrugë tek vrasësit.

Statusi i plotë i gazetarit Mero Baze në Facebook:

Shikojeni këtë foto. Është shkrepur gjysëm orë pas vrasjes së Azemit në Spital Ushtarak. Këta ishin dy njerëzit e fundit që takoi Azemi dhe që e nxorrën në rrugë tek vrasësit. Shikoni si e shikojnë njëri tjetrin, gjysëm orë më pas, për të kuptuar nga se janë të shqetësuar.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU