FOTO/ Arben Malaj rikthehet në Partinë Socialiste

Në prezantimin e djeshëm të programit elektoral të PS-së në aktivitetin e mbajtur në Durrës, është parë edhe ish deputeti i PS-së, Arben Malaj. Edhe pse Malaj aktualisht është kryetar i këshillit ekonomik në Bashkinë e Tiranës, prania e tij në kongresin elektoral të PS-së ngre një pikëpyetje me afrimin sërish pranë kësaj partie, nga e cila u largua pas përplasjeve të herë pas hershme me liderin e partisë.

Malaj qëndroi pak kohë deri në përfundim të mandatit si deputet i pavarur dhe më pas garoi po në 2013-en për një tjerët mandat në Qarkun e Vlorës, të cilin nuk arriti ta fitonte. Gjithsesi edhe pse listat shumë emërorë të kandidatëve për deputet në 12 qarqe janë zyrtarizuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, emri i te cilit nuk ka qene Malaj është parë shumë rrallë në aktivitete të PS-së, siç ishte edhe ky i djeshmi dje në Durrës.

Gjithçka mbetet në pikëpyetje për të ardhmen e tij brenda strukturave të PS-së, kjo pas daljes përkrah figurave të majta në Kongresin elektoral të partisë ku ai ka qenë pjesë që nga themelimi i saj.

MA.ME

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU