FOTO/ Aksident me një të plagosur, përplasen dy makina në aksin Pogradec- Korçë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Vashtëmi. Në aksident u përfshinë dy mjete tip “Benz” dhe për pasojë u dëmtua një nga pasagjerët që udhëtonte në një nga mjetet e mësipërme.

I lënduari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u dërgua me njëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU