Formacioni kundër Izraelit, Panucci me zgjedhje surprizë

Shqipëria do të ndeshjet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, në atë që do të jetë ndeshja e parë e kuqezinjve në Nations League.

Trajneri Panucci, i cili është në dyshim pas rezultateve zhgënjyese të marrë nga kombëtarja në takimet e fundit, ka befasuar në përzgjedhjen e formacionit titullar, pjesë e së cilit nuk do të jetë kapiteni Ansi Agolli.

Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Një zgjedhje surprizë kjo, duke parë se në konferencën e djeshme
Agolli ka qenë në krah të trajnerit Panucci dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar kombëtaren në çdo moment.

Vetë trajneri tha dje se do t’i besonte eksperiencës, ndërsa tani ka vendosur të aktivizojë 23-vjeçarin Binaku në vend të tij. Ndoshta, mund të ketë qenë një lëvizje mashtruese e italiani për të çorientuar kundërshtarin para ndeshje.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU