Forcohet dollari, bien blerjet online të shqiptarëve

Victoria’s Secret dhe të tjera ku mund të blihet me dollarë, si Alibaba dhe Ebay, janë kthyer në më të preferuarat e rinjve shqiptarë për blerjet online. Vajzat bëhen në grupe dhe porositin online veshjet apo aksesorë të tjerë, duke i paguar me kartë krediti, që më pas u vinë tek dera me postë.

Por, forcimi i dollarit vitin e fundit duket se i ka frenuar blerjet online.

Sipas të dhënave të INSTAT, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në këtë tremujor, në Shqipëri kanë ardhur 9 mijë copë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë qenë 17 mijë copë.

Ndërsa verën e 2014-s, për të blerë një dollar duheshin mesatarisht 105 lekë, në korrik-gusht të 2015-s një dollar kushtonte rreth 125 lekë, çka nënkupton se automatikisht blerjet në monedhën amerikane ishin 16% më të shtrenjta.

Periudha e këtij viti që pa pasur më pak dërgesa ka qenë në tremujorin e katërt 2014, me vetëm 3 mijë copë.

Drejtuesit e dyqaneve kryesore online në vend tregojnë për Monitor se, avantazhi kryesor është lundrimi nëpër kategori të ndryshme pa u larguar nga shtëpia, krahasimi i çmimeve në mesin e shumë dyqaneve online dhe garancia e transportit.

Dy janë dyqanet më të mëdha online në botë, klikueshmëria dhe përdorimi i të cilave, është rritur edhe në Shqipëri: Alibaba (Aliexpress) dhe Ebay.

MONITOR

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU