Rrjetet sociale janë mënyra më e mirë për të shprehur indinjatën ndaj politikës së papërgjegjshme. Shpesh herë shohim sesi qytetarët përmes memove të ndryshme në facebook, ironizojnë politikanët.
E tillë është edhe kjo foto, ku shihet një qytetar që ka veshur bluzën e LSI dhe mbi biçikletë mban një thes me miell.
“Forcë e paparë! Një thes për të gjithë!”, është diçitura që qytetarët i kanë vendosur kësaj fotoje, duke akuzuar LSI-në se shpërndan lekë dhe thasë me miell për të blerë vota.
Kjo foto po bën namin në rrjet.
Kujtojmë se pak ditë më parë, rrjeti masakroi sërish LSI, pas publikimit të një videoskandali, ku kandidati për deputet në Lezhë, i fuste një zarf në xhep një aktivisti të LSI.
Vetë Tusha pranoi se i kishte dhënë lekë, me pretekstin se kështu e ka zakoni, argumentim që u kundërshtua ashpër nga qytetarët./c.a