Fond 35 milionë lekë për korpusin e ri të Policisë së Shtetit

Qeveria ka akorduar një fond shtesë prej 35 milionë lekë për ndërtimin e korpusit të Policisë së Shtetit.

Fondi është nxjerrë nga rishpërndarja e buxhetit 2018, duke iu pakësuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe shtuar buxhetit të Ministrisë së Brendshme.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU