FNSH e RENEA aksion në Nikël me blinda e snajpera, shoqërohen 11 “të fortët”

KRUJË- Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të me precedente penale.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksioni u shoqërua i denuari per vrasje Flamur Haka. Ai njihet me nofkën Tuku dhe është akuzuar si një nga krerët më aktivë të bandës se Nikles që zë fill në vitin 1998.

Mes 11 personave të shoqëruar deri tani është edhe Durim Bami, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi, për të cilin Bami u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

Identiteti i 9 personave të tjerë nuk është bërë i ditur nga policia.

Në operacion marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara. Mesohet se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë.

Zona e Niklës njihet si një ndër zonat më të nxehta në Shqipëri ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, dhe grupi i Niklës është nga më të njohurit në vend.

Para dy ditësh iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli banesës së drejtorit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, Besnik Masha. Shumica e ngjarjeve në këtë zonë janë të pa zbardhura. Ndërkohë që aksioni i policisë në këtë zonë vjen pas atij në Shkodër, ku u rrethua Kirasi dhe Dobraçi, ndërsa u arrestuan katër persona, por më pas njëri u la në arrest shtëpie nga gjykata.

Aksione të tilla policia ka zhvilluar edhe në Elbasan

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU