Fluturimet nga Rinasi, shtrenjtohen biletat për udhëtarët

Albcontol ka nisur nga janari i këtij viti të vjelë tarifë fikse më të lartë për çdo fluturim, që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Eurocontol vihet re se pagesa është dukshëm më e lartë se ajo që është aplikuar gjatë vitit 2016, raporton Tv Scan.

Taksimi për pagesën mbi terminalin për çdo fluturim që niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për vitin 2017 është 202 euro. Norma e interesit për pagesat e vonuara të detyrimeve të terminalit  është 9.88 %. Pagesat duhet të bëhen vetëm në euro. Organizata Eurocontol është e ngarkuar në mbledhjen e pagesave të terminalit në emër të Albcontol”, thuhet në njoftimin e Eurocontol.

Një vit më parë e njëjta pagesë ishte 158.7 euro ndërkohë që norma e interesit për pagesat e vonuara ka qenë më e lartë, konkretisht në 10.06 për qind.

Përveç tarifave që aplikohen për të gjithë fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Shqipëria arkëton të ardhura edhe për fluturimet që prekin hapësirën ajrore shqiptare duke mos e pasur atë si destinacion final ose tranzit.

Të ardhurat që arkëtohen nga viti në vit lidhur me fluturimet kanë ardhur në rritje përveçse si pjesë e tarifave edhe nga rritja e numrit të fluturimeve që shprehet në statistika. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU