Fluks i madh në doganën e Morinës, emigrantët ikin pas festave

Pika Kufitare e Morinit në Kukës është përballur sot me një fluks të lëvizjes së udhëtarëve të cilët hyjnë në Shqipëri nga Kosova me destinacion vëndet perëndimore.

Menjëherë pas mbylljes së festimeve për festën e Vitit të Ri, që në orët e para të mëngjesit është vërejtur një fluks në rritje i kalimeve, ku ekspertët kanë dyfishuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin dhe eleminuar radhët që mund të krijoheshin.

Të dhënat e marra nga policia e Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije se, gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar në Morin kanë hyrë më shumë se 1400 persona dhe kanë dalë mbi 1700 të tjerë.

Për të përballuar fluksin, janë vënë në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit 4 sportele në mënyrë që të evitohen radhët e gjata që mund të krijohen, në një kohë kur kontrolli kryhet në të dyja kahet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU