Florence/Evakuohen një milion qytetarë prej uraganit

Guvernatori i Karolinës së Jugut urdhëroi një milion persona që jetojnë në vijën bregdetare të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që të evakuohen, me afrimin e uraganit Florence.“Ky është një uragan shumë i rrezikshëm”, njoftoi Henry McMaster.

“Nuk duam që asnjë jetë të rrezikohet”, theksoi ai në një deklaratë për shtyp.

“Evakuimet do të fillojnë të martën për sa i përket rezidentëve që ndodhen në një vijë bregdetare prej 320 kilometrash të gjatë”, vazhdoi guvernatori i Karolinës së Jugut, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU