Flokët dhe fustani i Marilyn Monroe në ankand

Flokët dhe fustani i aktores Marilyn Monroe  do të ofrohen në ankand e ndërkohë është llogaritur se dy tufa të flokëve të saj mund të arrijnë një çmim prej 8,000 USD.

Tufat e flokëve të Marilyn Monroe  i ka ruajtur një admirues i saj që  dikur ishte miku i saj i ngushtë.

merilin-kosa_1468933573.537x371Në ankand do të ofrohen objekte nga koleksionet e tjera, duke përfshirë një fustan të zi transparent nga filmi “Some Like It Hot”, si dhe fotot e Marilyn Monroe në premierën e filmit “East of Eden” xhiruar në vitin 1955, citohet Beta.

Shtëpia e ankandeve Julien’s do t’i ofrojë artikujt më 19 dhe 20 nëntor në Los Angeles. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU