Flluskat që dalin në këmbë… a duhet t’i plasim apo…

Flluskat krijohen kur fërkimi apo djegia e dëmton shtresën e sipërme të lëkurës. Një lloj i lëngut mblidhet që të mbrojë shtresat tjera më të buta, sikurse një lloj nën lëkurë. Flluskat paraqiten kudo ku lëkura fërkohet apo digjet, ndërsa shumica e tyre shërohen vetvetiu. Mirëpo janë disa gjera që mundet t`i bëni për të përshpejtuar shërimin e tyre.

Mos i prekni

Nuk jeni më fëmijë të prekni çdo flluskë që ju paraqitet. Kulmi i flluskës është steril dhe e mbron shtresën tjetër nga bakteret, nëse e pëlcasim do të mund të infektohet.

Mbajeni pastër

Që të parandaloni infeksion, duhet të pastroheni mirëpo me kujdes në pjesën e flluskës! Lëkura e flluskës është tejet e hollë andaj pastërtia përreth është mbrojtja më e mirë.

Kontrolloni ënjtjen

Një flluskë e egërsuar dhe e ndezur mund të bëjë çdo aktivitet të pamundur nga dhimbjet. Që të përshpejtoni shërimin e flluskës, aplikoni akull që të reduktoni ënjtjen, akulli do të reduktojë inflamacionin dhe do të parandalojë flluskën nga fryrja e tepërt.

Mbulojeni flluskën

Një prekje e pakujdesshme mund të pëlcasë flluskën andaj për ta mbrojtur mbulojeni me një fashë.

Ndonjëherë duhet ta pëlcasim

Nëse keni dhimbje apo flluska është fryrë shumë, është mirë që të pëlcitet dhe të shtrydhet lëngu brenda. Mirëpo para se të ndërmerrni një veprim të tillë është mirë të konsultoheni e mjekun.

Fillimisht, lyejeni flluskën me alkool që të parandaloni infektimin, pastaj shpojeni me një gjilpërë të sterilizuar. Pastaj e shtrydhim lëngun të dalë nga hapja që keni krijuar me gjilpërë, në fund e dezinfektojmë përsëri me alkool e më pas e lyejmë me vazelinë që të hidratohet. E përsërisim procesin e alkoolit dhe vazelinës derisa të shërohet.

Është koha të thërrasim mjekun

Ndonjëherë flluska nuk është vetëm një flluskë, shembull, kur nuk e dini se nga është paraqitur pasi që mund të jetë si pasojë e problemeve me diabetin dhe me qarkullimin e gjakut. Nëse flluska juaj skuqet, vazhdon të fryhet apo dhimbja të rritet, ka gjasa të jetë e infektuar. Në këto raste keni nevojë për mjek!

 Parandalimi i flluskave

 Reduktimi i fërkimit është çelësi i parandalimi të flluskave dhe mënyra më e mirë për të bërë një gjë të tillë është të reduktoni lagështinë. Të bëni një gjë të tillë duhet të aplikoni fasha silikoni nëse keni deformitete apo dobësi tek shputa e këmbëve e që fërkohen lehtësisht me mbathjet. Pudra e foshnjave është një agjent i dobishëm për shputën tuaj dhe për hapësirën mes gishtave, përdoreni para se të stërviteni./femra.net/

Javanews/ a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU