Flet sërish Petrit Vasili, kërkon ndihmë nga kafshët shtëpiake…

Petrit Vasili ka reaguar përsëri pas një deklarate të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në mungesë totale të argumentave, dhe me një gjuhë aspak të denjë, njeriu që një vit më parë u kërkonte votën shqiptarëve se “do të bëhej kryeministër i tyre”, e ka lëshuar të rrjedhë lirshëm përroin psiqik.

Pa asnjë argument, pa asnjë përgjigje për deklaratën zyrtare të bërë nga Ministrja, ish Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të reagojë, duke kërkuar ndihmë nga bota e kafshëve shtëpiake.

Më poshtë reagimi i tij. Lexuesit ta gjykojnë vetë gjendjen e Petrit Vasilit, kryetarit të ndërmjetën që udhëhoqi fazën e tranzicionit të drejtimit të LSI-së, nga Ilir Meta, tek Monika Kryemadhi:

“Macet budallaqe te shendetesise ne qeveri mjaulliten prap,kafshuan bishtin dhe lepine veten.
Ua kam thene,qe sa here heshtin jane me rehat,sepse sa here mjaullijne budallalleku ju merr dhene.
Kete here do tua kene zene bishtin me dere ne kryeministri ndaj dhe mjaulliten me fort,sigurisht e kane nga dhimbja….”.

Marrë nga Lexo.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU