Fjalët e Mourinhos pas fitores së parë në Europa League

Jose Mourinho është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në ‘Old Trafford’’, ku morën pikët e para në Europa League.

Manchester Unitedi mori pikët e para në Europa League pasi mposhti me shumë vështirë Zoryan në ‘Old Trafford’, ndeshje kjo që përfundoi 1:0.

Golin e vetëm në këtë mbrëmje e shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili u shpreh tejet i lumtur pas ndeshjes.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho, ka lavdëruar skuadrën e Zorya, e cila i krijoi shumë vështirësi ‘Djajve të Kuq’ në ‘Old Trafford’.

“Ishte ndeshje e vështirë. Kishim raste në pjesën e parë, por nuk arritëm t’i konkretizonim ato ndaj një skuadër shumë mirë të organizuar”, tha Mourinho.

“Brenda një jave pësuam tre humbje, por edhe brenda një jave morëm tre fitore. Nuk kam qenë aspak i brengosur për këtë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës, që është shumë e rëndësishme”, deklaroi portugezi, citohet “Express” (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU