• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Fjala që e bën baltë dhe mermerin

by Lorenc Vangjeli
08/04/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Që herët në mëngjez, ndërkohë që pritej përcjellja për në banesën e fundit e dy pilotëve ushatarakë të helikopterit të rrëzuar të mërkurën, u publikua një version horror për shkakun  e vdekjes së tyre. “Po transportonin mermer për shtëpinë e ministres së mbrojtjes”! As fantazia më e sprovuar nuk do të mund të krijonte rrethana të tjera më të rënda, të mjafta për ta çuar përpara togës së pushkatimit politik e penal ministren, stafin e saj e ndoshta ta çonin në dreq edhe gjithë maxhorancën socialiste e cila “do të faktohej kështu se po shpërdoronte në kufinj çnjerëzorë detyrën”. Për fat të mirë jo vetëm të maxhorancës, por të gjithë shtetit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare, një gjë e tillë u zbulua shpejt se nuk ishte e vërtetë. Ky makth zgjati shumë pak në kohë, por shija e asaj që ndodhi dhe që ka ndodhur në vijimësi në këto 25 vjet keqkuptimi të thellë me demokracinë dhe lirinë e fjalës, është bashkëshoqëruesi i çdo dite të secilit prej këtyre 25 vjetëve. Në përfundim nuk ndodhi asgjë, sepse çfarë vjen pas mbivendoset mbi atë që ka ndodhur më parë.

Dy pilotët që humbën jetën u shpallën Dëshmorë të Atdheut dhe u përcollën në banesën e fundit si të tillë. Vdekja është akt i fundëm që bën të mirë gjithkënd sepse është një akt pa kthim, por pakkush priti që ata të iknin që të nisnin të diskutonin mbi jetën e tyre. dhe sidomos për ditën e tyre të fundit. Diskutuan edhe për arsyen nëse duhet të shpalleshin menjëherë dëshmorë – siç dhe ndodhi – përpara se një hetim i specializuar të përcaktonte shkaqet e aksidentit. Por ky është një diskutim i parakohshëm në ditën e funeralit sepse kështu ka ndodhur, kështu ndodhi dhe kështu do të ndodhë dhe më tej. Në Shqipëri qoka e sidomos kujdesi për të vdekurin,  ka një rëndësi të posaçme. Shprehja metaforike: Vdis pa të të dua!, është në shtëpinë e saj natyrale në Tiranë dhe gjetkë. Dhe mermeri që u pretendua se transportohej nga dy pilotët, në fakt ishte në ajër, por për një varr tjetër. Fatkeqësisht edhe për varrin e tyre një ditë më pas.

Të enjten pati serinë e rradhës dhe vijimësinë e njohur, dueli i përsëritur në vite mes dy deputetëve emblematikë të Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministrit Berisha dhe socialistit Braçe.

“Qen”, i tha i dyti të parit.

“Këlysh”, ju përgji i pari të dytit.

Akuzat reciproke për miliona të shpërdoruar u dëgjuan pak sepse vëmendjen e pushtoi tentativa e dyfishtë fizike e Palokës dhe Ketës, dy deputetë të tjerë demokratë, për të mbyllur gojën e Braçes. Garda e Republikës ndërhyri sërish dhe krijoi gardh mes tyre. Garda duket se këtë detyrë do ta perfeksionojë pafund sa kohë që edhe fjalët, edhe grushtat në Kuvend, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me njëri-tjetrën.

Nesër, cikli do të vazhdojë me të njëjtën përmbajtje dhe me diferenca vetëm në formë. Sërish do të flitet për miliona të shpërdoruara.

Një palë do të thotë dje.

Pala tjetër do të thotë, sot!

Vetëm të vdekurit do të qëndrojnë në qetësinë e tyre. Edhe ata që pretendojnë se transportuan mermer në ditën e vdekjes dhe që si çdo të vdekur të kësaj bote, meritojnë një pllakë mermeri në varr. Mbi dheun që u hedh robi. Duke shpëtuar përfundimisht nga balta që prodhohet me kaq pasion në atdhe, në këtë kopësht shkëmbor të Juglindjes evropiane, që ka nisur të sillet keq edhe me të vdekurit.

Next Post

ÇAM Vangjeli, GREK Shpëtimi !

Comments 1

  1. Shqiptar says:
    10 years ago

    Kur mendoj se shpifesin e paskrupullt dhe te rendomte Sali Berisha Shqiperia ime e ka patur 5 vjet President dhe 8 vjet Kryeminister ndjej dritherima.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In