Fiton 162 dollarë për sekondë, njihuni me sportistin më të paguar në botë

Nga  153 312 846 milionë dollarë që do të kalojnë në llogarinë e tij për 4 vitet e ardhshme, LeBron James do të sigurojë 38,3 milionë për sezon, ose 467 000 për ndeshje, 9 700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.

Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti.

Një arsye shumë e mirë që çoi James të refuzonte qëndrimin me Cleveland ku do të fitonte 35,6 milionë dollarë ishte se te Lakers do të sigurojë plot 153,3 milionë dollarë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU