Financimi i bujqësisë, lehtësohet kredimarrja për fermerët. Ja si mund të përfitoni

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi nënshkroi në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “Marrëveshjen e Bashkëpunimit” për të lehtësuar kredimarrjen e gjithë aplikuesve, që do të dalin fitues nga programi IPARD II, i cili pritet të çelë “Thirrjen e parë” në fillim të vjeshtës dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR-në.

Për ministrin Peleshi, programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare, dhe vështirësia qëndron në përthithjen e fondeve të këtij programi, gjë që kërkon kapacitete njerëzore dhe mjete financimi.

Në anë të kësaj “Marrëveshje Bashkëpunimi”, e cila erdhi si përgjigje e ftesës së Ministrisë së Bujqësisë, drejtuar sistemit bankar dhe më gjerë, shumë shpejt disa banka të nivelit të dytë, si Intesa Sanpaolo Bank Albania, Société Générale, Procredit, në bashkëpunim me disa institucione financiare mikro-kredie, si FED –invest, NOA, AK-Invest, Fondi Besa do t’ u vijnë në ndihmë sektorit, duke mbështetur një pjesë të riskut, duke i bërë ato më “dorëlëshuara”, në dhënien e kredisë fermerëve apo agropërpunuesve.

“Ajo që ne po bëjmë sot, në fakt është një lajm shumë i mirë për të gjitë të interesuarit potencialë të skemës së IPARD-it, sepse me 5 institucione financiare të kreditidimit dhe me tri banka pjesë e programit tonë të “Fondit të Garancisë”, po firmosim një marrëveshje, sipas së cilës të gjithë fituesit e IPARD-it, do të kenë mundësi të aksesojnë burimet e financimit me kredi, pranë këtyre institucioneve në një kohë më të shpejtë, me kushte gjithnjë e më të mira”, tha Peleshi

Për më shumë, kjo marrëveshje synon që këto institucione të angazhohen, për t’i dhënë kredi fituesve të AZHBR-së. Kontrata e fituesit me AZHBR-në do të shërbejë si një kolateral, për marrjen e këtyre kredive me kushte lehtësuese.

” Të gjithë të interesuarit e IPARD-it, të cilët akoma e kanë të pazgjidhur financimin e pjesës tjetër të projekt-idesë të tyre, pra rreth të 50%, që iu duhet ta financojnë nga burimet e veta, ne u japim tani mundësinë e financimit me kreditim, nga këto tetë institucione financimi dhe banka, të cilat angazhohen në një farë mënyre, mbase nxitohem ta them, e pranojnë si një kolateral shumë të fortë, marrëveshjen e subjektit me Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fitimin e një granti” Peleshi
Kjo marrëveshje do të nxisë zhvillimin e financimeve të qëndrueshme në sektorin e agrobiznesit duke ofruar në vazhdimësi linja të kreditimit të biznesit me norma te favorshme.

“Ajo që ne po bëjmë sot, në fakt është një lajm shumë i mirë për të gjitë të interesuarit potencialë të skemës së IPARD-it, sepse me 5 institucione financiare të kreditidimit dhe me tri banka pjesë e programit tonë të “Fondit të Garancisë”, po firmosim një marrëveshje, sipas së cilës të gjithë fituesit e IPARD-it, do të kenë mundësi të aksesojnë burimet e financimit me kredi, pranë këtyre institucioneve në një kohë më të shpejtë, me kushte gjithnjë e më të mira, dhe në korsi “track start” siç e quajmë anglisht apo të përshpejtuar proçedurash trajtimi, proçesimi nga ana e bankave. Pra, në këtë mënyrë me pak fjalë, nëse i rash pak gjatë, të gjithë të interesuarit e IPARD-it, të cilët akoma e kanë të pazgjidhur financimin e pjesës tjetër të projekt-idesë të tyre, pra rreth të 50%, që iu duhet ta financojnë nga burimet e veta, ne u japim tani mundësinë e financimit me kreditim, nga këto tetë institucione financimi dhe banka, të cilat angazhohen në një farë mënyre, mbase nxitohem ta them, e pranojnë si një kolateral shumë të fortë, marrëveshjen e subjektit me Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fitimin e një granti. Pra kjo marrëveshje në një farë mënyre është një financim deri diku i garantuar, them, deri diku, se i ngelet pastaj fituesit të zbatojë kushtet e kontratës dhe kaq. Pra mjafton t’i qëndrojë korrekt gjithë kushteve të kontratës dhe projektit, dhe siguron një grant të konsiderueshëm, së paku 50 % të vlerës nga IPARD-i. Pjesa tjetër nga këto institucionet e nderuara, në bazat e këtij agazhimi publik dhe formal, do të sigurohet në kohë dhe me kushte shumë të favorshme dhe për këtë jam i bindur. Shumë faleminderit për përgjigjen pozitive, me lejoni të veçoj Silvion, nga Intesa Sanpoalo, nuk dua të bëj asnjë dallim këtu, por ky është një veçim vetëm personal dhe njerëzor, sepse aty na ka lindur idea, pra në takimin që patëm me Silvion, ka ka lindur idea për ta formalizuar edhe me bankat e tjera, jo vetëm me Intesa Sanpoalon këtë marrëveshje. Faleminderit!”, tha Peleshi

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU