Fileto viçi me gorgonzola

Përbërësit për 4 persona:

4 fileto mish viçi të trasha (rreth 300 g secila)

1 pako djathë Gorgonzola

40 g arra të grira

3 lugë qumësht

kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tigan skuqim filetot me zjarr të lartë, rreth 3 minuta në secilën anë, shtojmë kripë dhe piper.

Në një enë shkrijmë djathin Gorgonzola dhe i shtojmë një lugë pana. Në qendër të pjatës vendosim fileton e viçit, djathin e shkrirë dhe arrat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU