Përbërësit :
400 gr fileto gjuze, 1 limon, 1 gotë uji verë të bardhë, pak miell, vaj ulliri, 1 thelpi hurdhër, pak kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Kini kujdes të pastroni filetot nga gjithë halat e mundshme. Kalojini në miell duke i ngjeshur fort që të lyen mirë nga të gjitha anët. Vendosni në tigane me fund që nuk ngjit pak vaj ulliri dhe thepinë e hurdhës të tërë. Sa shikoni që vaji aromatizohet hiqeni hurdhrën dhe vendosni filetot e peshkut. Grini lëkurën e limonin, vetëm pjesën e verdhë dhe shtrydheni atë. Lëngun bashkojeni me verën. Kriposni filetot e gjuzës dhe kur të kenë marrë ngjyrë i shuani me perzierjen prej limoni dhe vere.
Shtoni dhe pak nga lëkura e limonit për t’i dhënë akoma më shumë aromë. Lëreni të avullojë deri kur tëshikoni që është formuar një tip salce në fund të tiganit.
Shërbejeni të nxehtë me piper të zi dhe me salcën e vet. Sipas dëshirës mund t’i shtoni dhe pak vaj ulliri, bukë të thekur dhe perime të ziera.