FIFA dënon gjyqtarin e ndeshjes Zvicër – Serbi

Pas vetëm një ndeshje, Botërori ka përfunduar për gjyqtarin gjerman Felix Brych. Në ndeshjen e Serbisë kundër Zvicrës, gjyqtari u kritikua që nuk ja dha një penallti Serbisë, të cilët edhe kishin bërë ankesë zyrtare për të. Shpresat që Felix Brych të jetë gjyqtarë në finale kanë marrë fund. Gjyqtari gjerman do të kthehet në shtëpi të enjten me vetëm një ndeshje arbitrim në Botërorin e Rusisë. Këtë vendim e ka paralajmëruar FIFA të mërkurën. Bavarezi nuk do të jetë arbitër i asnjë ndeshje në fazën e eliminimit direk. Më parë, gazeta “Bild” kishte raportuar për këtë rast. Kështu edhe asnjë gjyqtarë gjerman nuk dotë këtë në Botëror që është rasti i parë pas 36 viteve në një Botëror.Brych kishte referuar ndeshjen kontraverse në mes të Zvicrës dhe Serbisë në Botëror dhe vazhdimisht është sulmuar nga skuadra serbe për një penallti që nuk i ishte dhënë. Kjo kishte bërë që ata të protestojnë ashpër në FIFA pasi që ajo ndeshje ja humbi eliminimin në Rusi. Edhe pse ish gjyqtari italian, Pierluigi Colina, që është shef i gjyqtarëve në FIFA, konsiderohet si një mbështetës për Brych, megjithatë nuk ka arritur që ta mbrojë atë.

“Nëse kritikohen madje bëheni edhe problem politikë, atëherë e keni vështirë për të drejtuar një turne ndeshje”, kishte thënë njëri prej gjyqtarëve më të njohur te Botërorëve, Markus Merk për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, para se ta merrte FIFA këtë vendim. “Pas kësaj komisionet e gjyqtarëve që kanë bindur në ndeshje caktohen për të gjykuar ndeshje që nuk do të dëmtonin imazhin e Botërorit”, transmeton GazetaExpress.

Kush do ta drejtojë finalen?

Deri me tani, vetëm Rudolf Glöckner është i vetmi gjyqtar gjerman që ka drejtuar  një finale, që ishte dueli Brazi;-Itali më 1970. Kurse Siegfried Kirschen ishte i fundit që drejtojë një çerekfinale 32 vite më parë.

Kandidatët kryesorë për finale tani konsiderohen, senegalezi Malan Diedhioi dhe Alireza Faghani nga Irani. Holandezi Björn Kuipers që do të referojë ndeshjen Angli – Suedi kurse Nester Pitana i Argjentinës do të referojë cerekfinalën tjetër Uruguai – Francë që është ndeshja e tij e katër në Rusi. Ndërkohë dy gjermanë do të jenë në VAR dhe ata janë Felix Zëayer dhe Bastian Dankert, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU