Erjon Braçe i PS-së do të jetë përballë ish ministrit demokrat, Enkelejd Alibeaj në garë në qarkun e dytë më të madh në vend, Fierin.Por as LSI nuk mbetet pas në këtë zonë, pasi kandidon me kryetarin e saj, Petrit Vasili.
Partia Socialiste në 2009 dhe 2013 ka marrë nga 9 deputetë, numri ku është renditur këtë vit edhe Gramoz Ruçi. Nëse kjo forcë politike do të mbajë rezultatin e katër viteve më parë, Ruçi do të jetë sërish deputet për katër vitet e ardhshme.
Nga ana e saj PD në 2009 mori 6 deputetë, ndërsa në 2013 e humbi një.
LSI është rritur nga 1 në 2 në 2013, ndërsa PDIU ka marrë edhe ajo 1 mandat katër vjet më parë.
Kandidatët e LSI
- Petrit Vasili
- Robert Bitri
- Erisa Xhixho
- Nimet Musaj
Kandidatët e PS
- Erion Braçe
- Adelina Rista
- Bashkim Fino
- Ismet Beqiraj
- Antoneta Dhima
- Bujar Çela
- Tatiana Piro(Nurçe)
- Anduel Xhindi
- Gramoz Ruçi
- Xhevit Bushaj
Kandidatët e PD
- Enkelejd Alibeaj
- Genc Pollo
- Myslim Murrizi
- Luan Baci
- Olsi Cukaj
- Luljeta Sejko
- Dilaver Kamberaj
Kandidati i PDIU
- Nustret Avdulla
Kandidati i LIBRA
- Astrit Hysi