I moshuari gjendet i vdekur në dhomën e hotelit, ja për çfarë dyshon policia

Një i moshuar është ndarë nga jeta në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit.

Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, ku thotë se 80-vjeçari me inicialet R.S me banim në fshatin Dërmenas, u gjet i pajetë rreth orës 09:30.

Hoteli ndodhet në lagjen Apollonia në Fier dhe sipas informacioneve të para që Express merr nga policia, dyshohet që i moshuari të ketë qenë në dhomë me një grua.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje”, thotë policia në një njoftim zyrtar, paraprak.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU