Festë në institucionet e përkujdesit social për fëmijët, Manastirliu: Do përmirësojmë standardet

Ministrat festojnë me njerëzit në nevojë në 28 institucione të përkujdesit social

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot aktivitetin kombëtar “Festat duan dashuri” në 28 institucione të përkujdesit social për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijet e personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit e vetmuar, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve dhe të ftuarve të veçantë, për të festuar sē bashku me ata që kanë më shumë nevojë.

“Sot festojmë së bashku si një familje e madhe në qendrat tona të përkujdesit, duke i kthyer në një traditë festimet e datës 28, në 28 qendrat e përkujdesit social në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria është solidare në fakt jo vetëm përgjatë festave por çdo ditë të vitit”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ku u organizua një koncert nga vetë fëmijët e qendrës dhe Ministrja shpërndau dhurata të personalizuara për secilin prej tyre.

“Dua të garantoj dhe njëherë angazhimin e qeverisë për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në çdo ditë të vitit politikat tona sociale tregojnë këtë, programet tona e tregojnë këtë, mbështetja nëpërmjet shërbimeve sociale në qendrat tona të përkujdesit e tregon këtë.

E tregon gjithashtu, mbështetja e përvitshme për 780 mijë qytetarët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët të cilët kanë përfituar shpërblimet e fundvitit, me vendimin e fundit të qeverisë. Ne jemi të angazhuar dhe të fokusuar për të përmirësuar standartet nëpër qëndrat tona të përkujdesit pa dyshim për të mos lënë askënd pas”, tha Ministrja Manastirliu.

Aktivitetet festive u organizuan njëherësh në të gjitha qendrat e përkujdesit, për të qenë pranë fëmijëve të pambrojtur, të moshuarve të vetmuar dhe të gjithë njerëzve në nevojë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU