Festa e Vitit të Ri/ Gatimet tradicionale që nuk duhet t’i mungojnë tryezës

Darka e Vitit te Ri ne vendin tonë, është një nga ato festa e cila mbledh pranë tryezës të gjithë familjen, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona dhe me pas nënat, gatuanin një ditë të tërë për të ngrënë më pas 3 apo 4 dite radhazi. Me poshtë po ju japim një menu tradicionale të kësaj feste. Edhe pse tradita ka ndryshuar pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!

ANTIPASTA OSE PJATA E PARE
Pjate mikse– nuk mund të mungoje ne tavolinat me tradicionale një pjatë e përbërë nga patate të skuqura, djathi i bardhe, speca gogozhare (turshi), vezë të ziera etj, të gjitha këto të vendosura bukur.
Saganaqi – djathë dele kaçkavall i lyer me miell dhe i skuqur nga të dyja anët (ose i pjekur në furre ne tave balte)
Qofte me mish te grire dhe Kroketa me patate – mund te realizoni një pjate mikse, te përbëre nga qofte dhe kroketa me madhësinë e një arre, dhe mbase te vendosni nje kruajtse dhëmbësh mbi secilën prej tyre.

Miks proshuta dhe djathëra – për tavolinat me tendence me perëndimore. Mund te bashkoni 3­4 lloje djathërash dhe proshutash duke i shërbyer në mënyrë të këndshme.
SALLATA
Sallata ruse – është mbretëresha e tavolinës së Vitit te Ri! Në Shqipëri, përgatitet duke shtuar edhe rrepa te kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep një ngjyrë mjaft festive.
Sallatë patatesh me kos dhe qepe te njoma – edhe kjo sallate me një shije mjaft delikate, përgatitet me pak
majoneze dhe pak kos te trashe grek.
PJATA E DYTE
Përshesh me gjel deti – i cili vështirë të mungojë në çdo tavoline! Sipas traditës së çdo vendi, mund ta përgatisni me miell gruri (kulaç) apo miell misri (buke misri).
Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salce dhe garniture) – për ato familje që duan te devijojnë paksa nga shija tradicionale e këtij shpendi te shijshëm.
Fileto gjel deti me kërpudha – për te mos u renduar shume për festa, kjo është pjata e dyte qe ne ju propozojmë.
Kofshe qengji me patate – për të gjitha familjet që nuk e preferojnë shijen e gjelit te detit
EMBELSIRA
Bakllava – qëndron në krye të listës së ëmbëlsirave së bashku me:
Kadaif me arra
Shëndetlie me mjaltë./BW/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU