Ferrari Zenyatta, vizion i një dizajneri për një super-veturë (Galeri)

Prodhuesi i veturave Ferrari shpesh na befason me super-vetura të reja të “veçanta” dhe në seri të kufizuara.

Edhe pse Ferrari ende nuk ka nisur të mendojë për zëvendësimin e modelit LaFerrari, e aq më pak ta ridizajnojë atë, kompania Arita Das Designs ka vendosur që të merret me këtë temë.

Ferrari Zenyatta vjen me disa detaje të huazuara nga modelet ekzistuese të Ferrarit, me dritat dhe dyert të cilat janë të frymëzuar nga modelet e LaFerrarit, transmeton Koha.net. Në kontrast me këtë është pjesa e pasme e cila është e kombinuar me sistemin e shkarkimit dhe dritat e pasme të holla.

Dy detajet më të dukshme të aerodinamikës së kësaj super-veture janë krahët në spoilerin e përparmë dhe mbrojtësin e pasmë.

KOHA.net

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU