Fenomeni i ri, fitojnë azil në vendet e BE por duan Gjermaninë…

Një person i cili ka kërkuar azil në një vend të BE nuk ka të drejtë të kërkojë azil edhe në një vend tjetër. Por në Gjermani është shtuar dukshëm numri i personave të këtillë.

Abschiebeflug in Kabul angekommen (picture-alliance/dpa/M. Jawad)

Në Gjermani është trefishuar gati numri i refugjatëve që kërkojnë azil, e të cilët ndërkohë kanë fituar azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, thuhet në raportet e mediave gjermane. Në vitin 2017 janë paraqitur 8210 kërkesa të këtilla, ndërsa një vit më parë janë regjistruar vetëm 2997 raste të këtilla, bën të ditur Zyra për Migrantë dhe Refugjatë (BAMF), shkruan gazeta “Welt am Sonntag”.

Këto kërkesa zaknisht refuzohen, sepse është e papranueshme që një person që ka fituar azil në një vend të BE të kërkojë azil edhe në Gjermani. Megjithatë një numër tepër i vogël i këtyre personave që kërkojnë azil në Gjermani dëbohen në vendin ku janë paraqitur për herë të parë. Numri i saktë i personave të dëbuar nuk dihet, por në vitin 2017 janë shenuar 1428 raste të këtilla, thuhet në përgjigjen e BAMF.

Infografik Anteil stattgegebener Asylanträge Mobil ENG

Të sëmurët dhe personat pa prind mund të mbeten

Ndonëse personave që kanë fituar në një vend tjetër statusin e refugjatit është e pamundur që edhe në Gjermani t’u njihet ky status, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos dëbohen nga Gjermania. Kryetari i Gjykatës Administrative në Berlin, Christian Gau, thotë se “ndërkohë janë parandaluar shumë raste të dëbimeve të këtyre personave në Itali apo vende të tjera të BE, në veçanti personat me ndonjë sëmundje, pa prind apo nënave që jetojnë vetëm me fëmijë”.

Shpesh në këto vendime thuhet se në vendin prej nga ka ardhur një person i caktuar, nuk ka kushte për strehim të duhur, për ushqime të mjaftueshme dhe përkujdesin mjekësor, shkruan “Welt am Sonntag”. Gau pohon se do të duhej të ishte e vetkuptueshme që personat që kanë kërkuar dhe fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër, të mos kërkojnë të njëjtën gjë edhe në Gjermani. Normalisht ata do të duhej të kthehen në këto vende. Një prej qëllimeve të BE është që të evitohet i ashtuquajturi “asylum shopping”. Por realiteti duket ndryshe.”/DW/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU