Femrat do të ‘pushtojnë’ hapësirën, truri i tyre është më rezistent

Duket se “luftën” meshkuj-femra, në hapësirë e fitojnë këto të dytat. Truri femëror i reziston më mirë bombardimit të vazhdueshëm të rrezeve kozmike të rrezikshme.

Përfundimi është arritur pas një eksperimenti të kryer me minjtë nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë dhe San Francisco-s.

Rezultatet e publikuara në revistën “Brain, Behavior and Immunity”, nëse konfimrohen edhe te njerëzit, mund të kushtëzojnë në të ardhmen përzgjedhjen e astronautëve që dëgohen me misione në Hënë dhe Mars.

“Falë mbështetjes së NASA-s, – thotë Susanna Rosi, shkencëtare italiane që ka koordinuar eksperimentin, – po planifikojmë studime të reja për të kuptuar mekanizmat specifikë që qëndojnë pas këtyre diferencave kaq të thella mes dy gjinive.

Besojmë se qelizat e trurit, të njohura si mikroglia e mbrojnë trurin femëror nga sulme si ato të rrezatimit të hapsirës: të kuptosh çfarë i bën këto qeliza më rezistente do të jetë thelbësore për zhvillimin e trajtimeve ad hoc”.

Eksperimenti i kryer me minjtë tregoi se këta të fundit, pasi u ekspozuan ndaj rrezeve kozmike artificiale (miks protonesh, heliumi dhe hidrogjeni), në rastin e minjve femra dolën pa asnjë ndikim në tru, ndërsa minjtë meshkuj treguan shenja hutimi, vështirësi në ndëveprim dhe hezitim për të lëvizur në mjedisin që i rrethonte.

Në trurin e tyre u vu re shtim i aktivitetit të mikroaglias (e cila përbën imunitetin e sistemit nervor qendror) dhe një rënie e lidhjeve nervore (sinapse) në hipotalamus, si dhe zvogëlim domethënës i receptorëve Ampa për glutamatin, neurotransmetuesi stimulus më i rëndësishëm i trurit.

a.ç

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU