Fëmijët protestë kundër prindërve: Luaj me mua, jo me telefonin!

Shumë prindër janë të vetëdijshëm që shpesh herë janë përhumbur në telefon, për çështje pune ose në rrjete sociale, duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur fëmijëve të tyre.

Por në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Rreth 150 fëmijë kanë protestuar kundër prindërve të tyre për përdorim të tepruar të smartphone-ve.

Nën sloganin, “Luaj me mua dhe jo me celularin tënd”, protesta është organizuar në Facebook nga Emil Rustige, vetëm 7 vjeç.

Ai  ka detyruar prindërit e tij për të marrë autorizimin e nevojshëm në polici për organizimin e eventit.

Bëjmë rrëmujë sepse ti shikon celularin, fike telefonin, tani është koha ime, janë disa prej mesazheve që fëmijët kishin shkruar në pankartat e tyre gjatë marshimit në rrugët e Hamburgut.

E gjithë protesta u shoqërua nga forcat e rendit, të cilat në një deklaratë thanë së gjithçka u organizua njësoj si tubimet e të rriturve, me të njëjtin përkushtim.

Në fund rebelimi i të vegjëlve u mbyll brenda një parku lojërash.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU