Felipe Massa pensionohet në fund të këtij edicioni të Formulës 1

Felipe Massa ka njoftuar se do të pensionohet nga Formula 1 në fund të këtij sezoni.35-vjeçari e bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës 14-vjeçare në Formula 1.

Braziliani kishte debutuar në vitin 2002 me Sauberin, për të vijuar karrierën te Ferrari ku qëndroi për 7 vite. Massa me “kokëkuqen” arriti 11 fitore në 242 gara.

Para dy vjetësh, braziliani iu bashkua Ëilliamsit, me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Suksesin më të madh në karrierë, Massa e arriti në vitin 2008, kur u shpall nënkampion, por për një pikë humbi titullin, në garën e fundit të atij edicioni, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU