Fcebook po teston butonin “Dislike”, ja ku mund ta gjeni

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook më në fund ka një buton ‘Dislike’, por jo aty ku e prisni. Facebook po teston që t’i shtojë emojit në mesazhet që dërgoni me miqtë, në të njëjtën mënyrë siç veproni me to në postimet në News Feed.

Një përdorues i TechCrunch ka dërguar një foto që tregon se Facebook Messenger tani është duke iu shfaqur përdoruesve një opsion me reagimet.

Kur jeni duke biseduar me dikë në Messenger, duke prekur butonin e emojive do të shfaqet edhe gishti me kokëposhtë apo siç njihet ‘Dislike’ (Nuk e pëlqej).
facebook-messenger-reactions_1488654749-2679620

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU