Familjarët ishin në gjumë, hajdutët ‘boshatisin’ shtëpinë

Një 45 vjeçar duket se ka habitur punonjësit e policisë së Korçës, pasi ka denoncuar se në banesën e tij grabitësit i kanë vjedhur disa orendi shtëpiake. Vjedhja është kryer ndërkohë që familjarët kanë qenë në gjumë, ndërsa autorët veç të tjerash kanë marrë edhe 3 jorganë.

“Më datë 24.01.2018, gjatë natës, në fshatin Neviçisht, është vjedhur banesa e shtetasit F.G, vjeç 45, ku kanë marrë 1 lavatriçe, 1 sobë korenti, 1 tapet dhe 3 jorganë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në një njoftim të policisë së Korçës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU