Familja po e qante, djali i vdekur u shfaqet në derë

Një djalë i shpallur i vdekur në Paraguai tronditi familjen e tij të pikëlluar.

Juan Ramon Alfonso Penayo u kthye në shtëpi për të parë familjarët që po mbanin zi për vdekjen e tij pasi një trup i djegur ishte identifikuar gabimisht nga policia.

Djali ishte larguar disa ditë nga shtëpia në fshatin Santa Teresa dhe policia zbuloi mbetjet e një trupi të djegur. Duke qenë se trupi nuk mund të identifikohej policia mendoi se mund të ishte Penayo.

 Famija e shkatërruar nga dhimbja po mbante ceremoninë mortore kur 20-vjeçari u kthye në shtëpi duke i gjetur të dashurit e tij duke mbanin zi për vdekjen e tij.

Bandat e drogës vepronin në këtë zonë ndaj zyrtarët kishin frikë se Penayo ishte përfshire me to dhe fundi i tij ishte i tmerrshëm.

Kur policia gjeti trupin e paidentifikueshëm të djegur, u konkludua se ishte Penayo dhe familja e tij organizoi funeralin e varrosi mbetjet. /oranews/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU