Familja e Diego Costas kthehet në Madrid

Diego Costa i Chelseat raportohet se ka bartur familjen e tij në Madrid të Spanjës për të shtyrë një transferim tek Atletico Madrid.

28-vjeçari ka qenë në qendër të një prej sagave më dramatike të transfereve gjatë verës, pasi u mësua se trajneri i “Bluve”, Antonio Conte, kishte vendosur të mos e përfshinte në ekipin e parë për edicionin e ri të Premier Ligës.

Costa ishte kthyer në Brazil dhe që nga ajo kohë ka refuzuar të kthehet në Stamford Bridge, duke thënë se është trajtuar si “kriminel”.

Transferimi tek Atletico ishte i pamundshëm gjatë verës për shkak të dënimit të klubit spanjoll, ndërsa interesimi i Milanit, Las Palmasit dhe Fenerbahçes për huazim nuk ishin të suksesshëm.

Sipas “The Sun”, familja e Costas tani është rivendosur në Madrid duke synuar që të shtyjë transferimin sa më të shpejtë tek Atletico. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU