Familja e autorit që vrau me thikë elektriçistin ngujohet, frikë nga hakmarrja

Ndërkohë që familja e elektricistit Zamir Velaj, vrarë një natë më parë me thikë teksa ishte duke punuar, nga Martin Zefi, ka hapur dyert e mortit, familja e autorit është ngujuar.

Martin Zefi gjate arrestimit
Martin Zefi gjate arrestimit

“News24” raporton se familja e autorit i friket ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Policia e Shkodrës ka marrë në ruajtje banesën e autorit të krimit Martin Zefi për të shmanguar ndonjë hakmarrje të mundshme për faktin se familjet e viktimës dhe ajo e autorit janë jo shumë larg njëra- tjetrës.

Vetë banorët e Oblikës janë të shokuar nga kjo ngjarje ndërsa thonë se e dënojnë aktin e kryer nga autori.

Ngjarja ndodhi mbrëmë, pasi viktima nuk pranoi të rilidhte energjinë, e ndërprerë prej 1 jave, pasi familja Zefi kishte një debi prej 500 mijë lekësh. Në debat e sipër, autori e qëlloi atë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU