Victoria Beckham ka publikuar një video të djalit të saj duke kënduar dhe duket se familja ka një shtëpi të mbushur me talente. Kemi parë plot postime të çiftit në rrjetet sociale ku fëmijët e tyre shfaqin talentin në pikturë apo sport.
Këtë radhë është djali 11-vjeçar Cruz që shfaqet duke kënduar një këngë të Faith Evans “Hopeful”, duke çmendur të gjithë fansat me zërin dhe lëvizjet e tij.
Duket se vogëlushi është mjaft i talentuar dhe përveç kësaj ka fituar zemrat dhe mbështetjen e fansave në mbarë botën. Shqip