Falsifikimet e çertifikatave të statusit të Veteranit të UÇK-së, katër në pranga

Me datë 06.02.2019, Policia thotë se ka pranuar një informatë lidhur me disa persona të cilët dyshohej se i kanë falsifikuar Çertifikatat e Statusit të Veteranit të UÇK-së, me arsyetimin se kanë qenë Ushtarë të UÇK-së.

Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës bëhet me dije se rasti është Iniciuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (DHKEK) për dyshim të bazuar për Veprën Penale “Falsifikim i Dokumentit” dhe “Mashtrim”, lëndë e cila është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë. (Koha)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU