Faktorët që çojnë në plakjen e trurit, pasojat e kanabisit

Plakja e trurit në mënyrë të parakohshme, vjen si rezultat i problemeve mendore, siç është skizofrenia apo ato më të lehta si ankthi, por edhe përdorimi i kanabisit. Ky është përfundimi i një prej studimeve më të mëdha të kryera me anë të skanimit të trurit. Në funksion të tij janë analizuar imazhet cerebrale të 31 227 personave.

Truri i njeriut përbën vetëm 2% të masës trupore, por furnizohet nga rreth 20% e gjakut që pompohet nga zemra dhe kalon nëpër enët e gjakut që arrijnë gjatësinë 370 milje. Ka prova se problemet që lindin në këto enë të holla gjaku u paraprijnë ndryshimeve në indin cerebral dhe aftësitë konjitive.

Studimi i kryer nga hulumtuesit e Amen Clinics, Google, John Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California San Francisco, është përqendruar pikërisht në këto ndryshime. Ekipi ka analizuar modelet e qarkullimit të gjakut në 128 zona të trurit duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar dhe emetimin e fotoneve (SPECT).

Analizat treguan se plakja cerebrale ka lidhje me ndryshimin e fluksit të gjakut, ndërsa konsumimi i kanabisit lidhet me një plakje të parakohshme prej 2.8 vitesh më shpejt. Faktorë të tjerë që ndikojnë në plakjen e parakohshme të trurit rezultuan skizofrenia (4 vjet), çrregullimet bipolare (1.6 vjet), çrregullimet ADHD (1.4 vjet), konsumi i alkoolit (0.6 vjet), por edhe ankthi.

Studiuesit thonë se analiza të mëtejshme do të zbulojnë se si çrregullimet psikiatrike e ndryshojnë skemën sipas të cilës lëviz gjaku në tru. Por ata theksojnë se zbulimi që abuzimi me marijuanën ndikon në plakjen e trurit ka rëndësi të veçantë, në kohën kur kultura moderne ka nisur ta shohë këtë lëndë si padëmshme.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU