FAKSIMILET/ A i ka shkruar letrat e dorëheqjes së dy kandidateve të PD e njëjta dorë?

Dy kandidatet për deputete të Partisë Demokratike të qarkut të Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja nuk kanë pranuar të marrin mandatin e Eduard Halimit duke i hapur rrugën Astrit Veliajt.

Por tërheqja e tyre ngjalli dyshime në publik, pavarësisht deklaratave të tyre se nuk e pranojnë mandatin siaps vullnetit të lirë.

Ato kanë dërguar një tekst identik dorëheqjeje në KQZ, që duket se është shkruar nga i njëjti kompjuter dhe e njëjta dorë nëse shohim faksimilet më poshtë.

Juvina Jani, ashtu si dhe Monika Qosja, i janë drejtuar të dyja KQZ-së me të njëjtin tekst, të njëjtin format, të njëtin tip gërme, të njëtin formulim dhe të njëjtin dizajn.

A i ka shruar e njëjta dorë këto letra?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU