“Facebook” zbarkon edhe në tregun e takimeve, njësoj si “Tinder”.
Lajmin e ka konfirmuar themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg, në hapje të konferencës së përvitshme të zhvilluesve të programeve në San Jose, Kaliforni.
Sipas tij, funksioni i ri i takimeve “është i destinuar të ndërtojë marrëdhënie që zgjasin dhe jo vetëm për një natë”.
Zuckerberg tha se tregu prej 200 milionë beqarëve nga 2 miliardë përdorues të rrjetit është tregues për sukses.
Megjithatë, ai nuk e saktësoi nëse shërbimi do të jetë me pagesë apo falas.
Sipas tij, përdoruesit mund të krijojnë një “profil takimesh” ndryshe nga profili në “Facebook” dhe partnerët potencialë do t’u sugjerohen në bazë të të dhënave të profilit të ri.
Pas këtij njoftimi, një prej faqeve kryesore me pagesë në SHBA, “Match”, ka rënë me 17% në bursën e Wall Street.
a.ç