Facebook, rriten me 59 për qind të ardhurat

Gjiganti amerikan “Facebook” ka njoftuar se në tremujorin e dytë të këtij viti ka realizuar të ardhura me një vlerë prej 6,44 miliardë dollarë, 59 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Pas mbylljes dje në mbrëmje të bursës së Nju Jorkut, kompania “Facebook Inc”, që është pronare e rrjetit më të fuqishëm social në botë, njoftoi për të ardhura në vlerë prej 6,44 miliardë dollarë, një vlerë shumë më e lartë se sa shuma prej 4,04 miliardë të realizuar në në të njëjtën periudhë një vit më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU