Irlanda njoftoi sot se ka hapur një hetim pas vjedhjes së 50 milionë profileve në rrjetin social “Facebook”, që do të jetë edhe aplikimi i parë madhor i rregullores europiane të mbrojtjes së të dhënave.
“Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) ka hapur një hetim sot për të verifikuar nëse Facebook ka përmbushur detyrimet e tij ligjore për mbrojtjen e të dhënave”, njoftoi DPC-ja.
Fillimi i këtij hetimi përbën një aplikim të parë kundër një gjiganti të internetit të rregullores europiane për mbrojtjen e të dhënave, që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Europian më 25 maj.
/b.d