“‘Europianistët e thekur’ që bëjnë sikur duan integrimin”

Nga Artan Fuga

Shqipëria në Europë???

Nuk ma heq njeri nga mendja, veç nesh, nja dhjetë përqind europianistëve të thekur, askush nuk e dëshiron realisht dhe sinqerisht.

Bëjnë sikur!

Nuk besoni?

Unë bëj një analizë të segmentuar të çdo shtrese shoqërore dhe ta vërtetoj këtë me zemër të hapur.

Nuk i ha e vërteta iluzionet.

Ne akoma jetojmë me idealet e “potentatit” të Ali Pashës, të fortesës të Ballaban Karaziut a si e kishte ai…

E dini se çfarë tërmeti do t’u shkaktonte disa grupeve sociale të privilegjuara integrimi i vëretë europian i Shqipërisë?

Ne jemi po aq të izoluar në thelb nga Europa si në kohën e qepës.

Ne pra, ne një nga trevat më fillestare të kulturës europiane.

Shekujt na kanë lënë pas.

Merruni me mediat e propagandës që ua bëjnë mediat p. ju merruni, jo ky po ai, jo darka jo dreka, jo shoku i këtij jo shoku i atij, o Zot çfarë bataku mendor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU