Europiani i Volejbollit/ Kombëtarja e femrave mposhtet edhe nga Austria

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur sot pasdite 3-0 (21-25, 16-25, 14-25) nga Austria, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të rrjetës (Grupi B), ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”.

Kombëtarja kuqezi, me mjaft vajza të reja në përbërje, bëri një paraqitje të mirë, duke tentuar të rivalizojë ndaj mikeshave nga Austria, por fitorja nuk erdhi.

Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë në keto eliminatore, ku ende mundon suksesi i parë. Në takimin e parë përfaqësuesja kuqezi u mposht nga Kroacia.

Sfida e radhes per Shqiperine ne keto eliminatore do te jete me 22 gusht ne Zvicer, ndaj kombetares vendase.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU