Euobserver zbulon raportin: Jepet rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Mbetet vetëm njoftimi zyrtar për dhënien e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Një ditë para publikimit të raportit, tashmë duket se nuk ka më dyshime se Shqipëria është pranë hedhjes së hapit të madh.

EUObserver zbulon pjesë nga progres raporti që do të zyrtarizohet nesër nga KE. “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë” thuhet në raport.

EUObserver thotë se Brukseli ka një strategji të re për të përshpejtuar zgjerimin drejt Ballkanit. Sipas shkrimet të publikuar një ditë para publikimit të raportit, KE vlerëson progresin e Shqipërisë, ndërsa pritet që të ketë një rekomandim pozitiv edhe për Maqedoninë pasi negociatat me Greqinë për emrin janë drejt finalizimit.

Ndërkohë lidhur me rrugën e vendeve të tjera të Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU