• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ervin, digje mandatin!

by Artur Ajazi
18/12/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ervini sërish ka dalë flamurtari i nismave dhe ideve “inovatore” brënda PD, duke propozuar së fundi por pa sukses “djegjen e mandateve e bashkimin me protestën e studentëve”. Madje Ervini i i ka dalë kundër edhe Doktorit, pasi ky i fundit kërkoi rikthimin në Parlament. Digje mandatin Ervin, nise nga mandati yt, sepse ndoshta do të korrigjosh diçka të rëndësishme brënda vehtes.

Por druaj se pa mandatin e deputetit, ti dhe shokët e tu do të mbeteni si “shkopinj të thatë”, do të mbeteni të vetmuar, tek dera e kryetarit duke u jargavitur pas tij, në pritjen e gjatë për të gjetur një vend në listat e reja të 2021. Digje mandatin Ervin, për ti treguar Lulzimit dhe demokratëve sa vlen, kush je, dhe çfarë je në gjendje të bësh ti për “kauzën e madhe të opozitës”, por mos u bëj lodra e kryetarit tënd.

Ti dhe Ervinët e tjerë të Lulzimit, nuk keni këllqe të digjni mandate, nuk keni kurajo dhe moral të digjni mandate, sepse e di fare mirë ti, se nuk mund ti fitoni më kurrë ato, plus kostove të tjera. Digje mandatin ti i pari Ervin, sepse duhej ta kishe “djegur” kur dështove dhe u diskreditove me Babalen, kur u denoncove për “kallëzimin e rremë” , apo edhe për të tjera “ndodhira” të pakëndshme brënda partisë, asaj PD-je që katranose ti dhe kryetari yt. Digje mandatin ti i pari Ervin, dhe pas teje shpresoj të vijnë Ervinët e tjerë, ata me të cilët ke 1 vit e gjysëm që merresh me montazhe CD, video-përgjimesh, ata me të cilët ti, po luan cingllash me partinë e lirive dhe atyre mijëra demokratëve që u zhgënjyen nga prurjet si ti, të kryetarit tënd.

Digje mandatin Ervin, dhe mos e humb shpresën dhe kurajon, se ndoshta Lulzimi, në listat e reja mund të të gjejë një vend për ty, edhe në 2021. Digje mandatin Ervin, për të treguar sa e do ti “PD, opozitën Astirin dhe studentët”, por mos u largo shumë nga partia sepse je “zbulimi dhe resursi më i rrallë” i saj. Digje mandatin Ervin, por rikthehu, bëj një xhiro tek zona tënde elektorale në Korçë, atje ku edhe e “fitove” atë, dhe shpjegohu atyre gjithçka ke bërë sa ishe deputet, duke e nisur nga përgjegjësitë e pambajtura nga ti dhe kryetari yt, nga premtimet e (pa) mbajtura, nga videopërgjimet që diskredituan PD, dhe deri tek gjoja sherret me kryeministrin në foltoren e Parlamentit.

Digje mandatin Ervin dhe bëhu njëherë burrë , për ti treguar Korçës dhe Lulzimit se “ti nuk luan me parimet e demokracisë dhe idealin e saj”. Digje mandatin ti i pari Ervin, për ti treguar kryetarit, dhe atyre që e mbajnë mëndjen tek rroga edhe pse kanë miliona, për ti treguar edhe aleatëve të partisë tënde, sa vlejnë ata dhe partia që mbajnë për hir të siglës duke blerë vota në fushata. Digje mandatin ti i pari Ervin, por mendoj se, qysh të nesërmen do të të mbyllet dera e SHQUPI-t, madje edhe dera e zyrës ku montuat CD e Babales, dhe atëhere do të zhgënjehesh edhe ti nga Lulzimi, pasi do të jesh thjesht një i pavlerë për të.

Next Post
Trafikonte drogë në Greqi, arrestohet shqiptari

Trafikonte drogë në Greqi, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In