Erozioni vazhdon me agresivitet në bregdetin e Kunës në Shëngjin

Deti vijon të avancojë drejt lagunës në Kunë Vain ku erozioni ka marrë përmasa të frikshme.

Ndër vite aty ka pasur disa ndërhyrje apo projekte, por një pjesë e ekspertëve thonë se e vetmja zgjidhje do të ishte shndërrimi i Drinit në lumë të lundrueshëm.

Në rast të kundërt, ata thonë se nuk do të jetë e largët dita kur deti do të bashkohet me lagunën.

Pishat e kufirit të fundit të brezit të rëres po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës në kune. Erozioni aty ka marrë përmasa të frikshme.

Alarmi është dhënë prej kohësh, ndërsa reshjet e javës së kaluar kanë përkeqësuar situatën.

Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda, thotë se nuk do të jetë e largët dita kur kjo zonë turistike të mos ekzistojë më nëse nuk do merren masa.

Ai mbështet idene se zgjidhja është kthimi i lumit Drin në të lundrueshëm. Prej vitit 2003, erozioni ka qenë shumë agresiv në bregdetin e Kunes.

Dëshmi e këtij fenomeni janë zhdukja e bunkerëve që dikur qëndronin mbi ujë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU