Erdogan i frikësohet luftës: Po të fundosim një anije greke, SHBA-BE na sulmojnë

Vetëm 24 orë pas incidentit të fundit ushtarak mes Turqisë dhe Greqisë (në ishullin Ro një helikopter turk provokoi duke u futur në territorin e fqinjit dhe u paralajmërua me zjarr), gazeta proqeveritare turke, “Yeni Safak” parashikon një skenar makthi, që përshkruan se çfarë do të ndodhte në rast se Ankaraja do të godiste një anije greke në Egje.

Gazeta shkruan përmes kolumit të Ibrahim Karagulul, se në rast se do ndodhte një skenar i tillë, atëherë të gjitha forcat aleate evropiane do të bëheshin bashkë kundër Turqisë.

“Nëse tensioni në Egje do të eskalojë deri në një incident të armatosur, le të themi nëse flota turke do të fundosë një anije greke, papritur të gjitha vendet e Europës dhe SHBA-ja do krijojnë një aleancë kundër Turqisë dhe ky është një skenar i mundshëm dhe ne duhet të bëjmë kujdes. Gylenistët do ta shfrytëzonin këtë situatë të vështirë”

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU